Lipjani me palestër të re sportive

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti sot ka vendosur gurthemelin për ndërtimin e palestrës së madhe sportive në Lipjan, e cila do të ketë rreth 1200 ulëse dhe me një infrastrukturë moderne e cila do të ketë ka një kosto 1.748.298.89 Euro, investim ky nga Komuna e Lipjani, njofton Komuna.

Gjatë kësaj ceremonie kryetari Imri Ahmeti është shprehur se ky project madhor ka qenë një zotim për qytetarët dhe sportdashësit e Lipjanit që t’i bëjmë me një palestër të madhe sportive sepse i ka munguar deri më sot qyetarëve tonë, Kryetari Ahmeti u shpreh i lumtur që tani ka filluar jetësimi i këtij projekti, në mënryë që të rinjët tonë të kenë një hapësirë të mjaftueshme për ti zhvilluar të gjitha aktivitetet rekeative-sportive.

Kryetari Imri Ahmeti po ashtu ka theksuar ky projekt është një vazhdimësi e projekteve kapitale që po implementohen në të gjithë teritorin e Komunën e Lipjanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *