Lipjan, 14 tetor 2019: Kryetari i Komunës së Lipjanit, Z. Imri Ahmeti, sot në mbledhjen e Këshillit të Drejtoreve ka paralajmëruar se së shpejti do të bëjë re-formatizimin e kabinetit qeverisës, me emra të rinj në drejtori të caktuara, transmeton Lipjani.info.
Ky re-formatizim do të bëhet me qëllim të ngritjes së performanicës dhe si pasojë e mundshme të zgjedhjes së tre drejtoreve nga radhët e LDK-së, si deputetet në legjislaturën e re të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga Komuna e Lipjanit. /Lipjani.info