Kurti: Fitorja është më shumë e juaja se sa e jona

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se me qeverinë e re nuk do të ketë më hajna në qeverisje.

“Me qeverisjen tonë nuk ka më hajna në qeveri. Jeta e kriminelëve do të jetë e vështirë, ne kemi humbur shumë kohë në këto 20 vjet, sa shancat e shkuara huq por tash erdhi dita për juve popull i dashur”, ka thënë Kurti.

Kurti në një fjalim para qytetarëve të Kosovës ka thënë se kjo është fitorja e tretë e Kosovës.

“Fitorja e parë ishtë çlirimi i qeshorit në vitin 1999, fitorja e dytë ishte pavarisa e Kosovës në shkurt të vitit 2008, dhe tetori i vitit 2019 është fitorja e tretë e popullit të Kosovës”, ka thënë Kurti.

Tutje Lideri i Vetëvendosjes ka falënderuar qytetarët e Kosovës që kanë dalur masivisht në këto zgjedhje

“Falenderojmë të gjithë qytetarët që kanë dalë masivisht në zgjedhje, për ta shpëtuar shtetin nga kapja, dhe nuk kanë lejuar që drama e kapjes së shtetit të ketë fund tragjik. Tash e hapim një kapitull të ri me faqe të bardhë e me zemër të ngrohtë. Fitorja është më shumë e juaja se sa e jona”, ka deklaruar Kurti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *