Për katër vjet, Svarqa i solli qytetarëve të Ferizajt mbi 100 milion euro investime

Ish kryetari i Komunës së Ferizajt, njëherësh kryetar i Degës së LDK-s në këtë komunë, Muharrem Svarqa, është njëri ndër politikanët e rrallë i cili për katër vjet gjatë ish qeverisjes së tij me komunën e Ferizajt i ka sjellë qytetarëve të vetë investime kapitale prej mbi 100 milion eurosh. Të gjitha këto investime, Svarqa i kishte nxjerrë nga grandet qeveritare, nga donatorë të ndryshëm etj.. Ndër projektet më të rëndësishme të tij me vlera milionëshe janë: nënshkrimi i kontratave për ndërtimin e fabrikës së ujit për dhjetëra fshatra të Ferizaj, ndërtimi i segmentit të rrugës Prelez – Fshati i Vjetër, ndërtimi i Unazës së Qytetit, rruga për Burnik, Sllakovc dhe qindra projekte të tjera në interes të qytetarëve. Gjatë qeverisjes së tij ka prekur secilin vendbanim me investime kapitale në interes të përgjithshëm. Këtë e ka dëshmuar edhe vetë Svarqa në shumë takime e debate të ndryshme. Svarqa, gjatë ish qeverisjes së tij ishte renditur disa herë në radhët e para nga OJQ-të e ndryshme për transparencë të mirë ndaj qytetarëve dhe qeverisjes së mirë. Sidoqoftë, pas gjithë këtyre investimeve dhe zgjidhjen e shumë problemeve të qytetarëve të Ferizajt, subjekti i LDK-së e ka futur Svarqen në listë për deputet për zgjedhjet e 6 tetorit dhe njëkohësisht është duke i dhënë mbështetje mjaftë të madhe në këtë drejtim.

Shkrim i sponzorizuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *