YAHR: Pak kërkesa nga qytetarët gjatë diskutimeve për buxhetin 2020/22 në komunë të Lipjanit

Lipjan, 26 gusht – Youth Association for Human Rights (YAHR) si monitorues i zhvillimeve në Komunën e Lipjanit, ka monitoruar edhe procesin e hartimit të buxhetit komunal për vitet 2020/22.

Komuna e Lipjanit në muajin gusht 2019 , duke u bazuar në qarkoren e dytë buxhetore të lëshuar nga Ministria e Financave të Republikës së Kosovës, ka organizuar gjithsej 8 dëgjime buxhetore, por në këto takime ka pasur një numër të ultë të kërkesave të qytetareve, vetëm 61 kërkesa nga afër 155 qytetarë pjesëmarrës.

Monitoruesit e YAHR-it kanë listuar kërkesat e qytetarëve të cilat janë: Asfaltime të rrugëve brenda fshatrave – 15 kërkesa, ndriçime publik dhe trotuare nga 9 kërkesa, kanalizime – 8 kërkesa, zgjerimi / meremetimi i shkollës dhe zgjidhje të problemeve me ujë të pijshëm nga 4 kërkesa, fusha sportit, asfaltim për lidhjen e dy vendbanimeve, çerdhe për fëmije, vendosja e pengesave nëpër rrugë dhe park i gjelbër – nga 2 kërkesa, ndërsa nga 1 kërkesë ishte për rregullim të shtratit lumenjve dhe për ambulantë shëndetësore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *