Tmerr!…. Dëmtohet shkolla në Lipjan (foto)

Reagim i plotë i drejtorit të shkollës “Ismajl Luma” në Lipjan

Deri sa jemi në prag të fillimit të vitit të ri shkollor dhe jemi në vlugun më të madh të përgatitjeve për fillimin e një viti të mbarë shkollor, përsëri po ballafaqohemi me dukurinë e dëmtimit të ambienteve shkollore.

Është për të ardhur keq se si persona të pandërgjegjshëm hynë në shkollë dhe demolojnë çdo gjë mbrenda duke shkatërruar bibliotekën që me aq mund e krijuam, shkatërruar të gjitha punimet e nxënësve dhe mësimdhënësve, demoluar inventarin e shkollës.

Jam thellësisht i zhgënjyer me gjendjen e krijuar dhe me të gjithë ata që kryen këto akte.

Për më tepër pamjet flasin vet.

Drejtori i shkollës :Driton Sadiku

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *