Imri Ahmeti, për herë të tretë zgjidhet kryetar i Degës së LDK-së në Lipjan

Lipjan, 13 Korrik 2019: Kuvendi Zgjedhor i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Lipjan ka rizgjedhur me të gjitha votat pro Imri Ahmetin për kryetar edhe për katër vjet në krye të kësaj dege.

Kjo është hera e tretë që Imri Ahmeti zgjidhet kryetar i LDK-së në Lipjan.

Ai ka dy mandate që është kryetar i komunës së Lipjanit.

Ai në një postim në facebook i drejtohet anëtarësisë së LDK-së ” Faleminderit Lipjan! Besimi juaj obligim e motiv shtesë për të vazhduar me korrektësi e përgjegjësi me punë për Lipjanin. Respekt”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *