Performancë të pikturimit kushtuar Dëshmorit “Sadri Duhla-Qatani”

Organizata Figurative e Arteve Pamore “Art Picasso” në Lipjan së bashku me nxënës të shkollave të mesme dhe fillore ka organizuar një përformancë të pikturimit në sheshin “Adem Jashari” në Lipjan kushtuar dëshmorit dhe pishtarit të lirisë “Sadri Duhla-Qatani”.

Me anë të kësaj performance artdashësit e kësaj komune do ta kenë mundësinë (të hënën më 20 maj të këtij viti) të njihen me vlerat kombëtare të atdhetareve të cilët kanë kaluar gjatë historisë. Beg Korpuzi, drejtor i kësaj OJQ-je, ka thënë se kjo performancë ka karakter që qytetarët e kësaj komune të njihen për së afërmi me vlerat e Arteve Pamore, raporton Koha Ditore.

“Nxënësit e shkollave të mesme dhe flore do të promovojnë vlerat e pikturimit që i kushtohen pishtarit të lirisë “Sadri Duhna-Qatani”. Përmbajtja e kësaj përformance paraqet një historik të luftës çlirimtare të Popullit shqiptarë për liri dhe sakrificë gjatë kohës së historisë Kombëtare”, ka thënë Korpuzi.

Sipas tij, ky aktivitet i nxënësve vullnetarë do të jetë frymëzim për gjeneratat e reja dhe një frymëzim liridashës, andaj performanca e pikturimit me nxënës do të realizohet në sheshin “Adem Jashari në Lipjan”, me dimenzione të zgjeruara të vlerësimit duke filluar nga ora 12:00 të hënën.

Image

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *