Kryetari i Komunës Rovereto nga Italia, z. Francesko Valduga në Lipjan

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka pritur në takim një delegacion nga Italia të kryesuar nga Kryetari i Komunës Rovereto, z. Francesko Valduga me bashkëpunëtorë me të cilin biseduan për mundësit e bashkëpunimit në mes të Komunës së Lipjanit dhe Komunës Rovereto.

Kryetari Ahmeti gjatë takimit njoftoi Kryetarin Valduga për resurset ekonomike dhe turistike që ka Komuna e Lipjanit dhe mundësit për investime që ofron Komuna, Ahmeti shtoi se jemi të interesuar që këtë bashkëpunim ta zgjerojmë edhe më shumë në kuptim të investimeve dhe shkëmbimit të përvojave të mira mes nesh.

Ai po ashtu falënderoj shumë delegacionin për vizitën në Lipjan dhe për vizitën që po bëjnë në vendin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *