Komuna e Lipjanit e para në Kosovë në “Indeksin e konkurrueshmërisë së komunave”

Komuna e Lipjanit është zgjedhur nga USAID e PARA në përformancë në “Indexin e Konkurrueshmërise së Komunave për Vitin 2019” në mesin e 38 Komunave të Kosovës.
Ky indeks është hartuar për të vlerësuar lehtësinë e të bërit biznes në komuna dhe sigurimin e një mjedisi të favorshëm të të bërit biznes.
Në këtë indeks janë vlerësuar shumë faktorë si transparenca, lehtësirat fiskale, shërbimet ndaj bizneseve koha e kryerjes së sherbimeve dhe disa indikatorë tjerë.
Kryetari Imri Ahmeti uron bizneset e Komunës së Lipjanit për këtë vlerësim pozitiv, ku konfirmohet se Lipjani shpallet përsëri komuna e parë me përformancën më të lartë në projektin e USAID në Indeksin e Konkurrueshmërisë së Komunave të implementuar nga Instituti Riinvest.
Kryetari Ahmeti po ashtu ka theksuar se ky vlerësim është meritë e përkushtimit të përbashkët me të gjithë qytetarët e Lipjanit, por në të njejtën kohë kërkuar që të angazhohen bashkarisht në mënyre që të qëndrojmë në krye të komunave me përformancen më të mirë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *