Haradinaj: Mogherinit iu mor nga dora dialogu – shpëtuam nga rreziku i ndarjes

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se suksesi më i madh i Samitit të Berlinit ka qenë heqja e mandatit të kryediplomates evropiane, Federica Mogherini.

“Samiti i Berlinit është një ngjarje shumë e dobishme dhe e suksesshme për Kosovën sepse procesi i dialogut i është marrë Mogherinit, tek e cila ka pasë rrezik që Kosovës me i ardhë e keqja edhe përfshirë ndarjen Kosovës”.

“Procesi tanimë është në përgjegjësi të Merkelit dhe Macronit. Ky është suksesi më i madh sepse dialogu është hequr prej adresës, e cila ka mund të befasojë Kosovën me ndonjë marrëveshje të keqe”.

“Kushdo që ka besuar se duke e ndarë Kosovën arrihet një marrëveshje Kosovë-Serbi e kanë parë se ai projekt është përmbyllur. Pra, heqja e dialogut nga Mogherini te Merkel, e cila ka pasë qëndrim të qartë dhe e ka ende kundër lëvizjes me territore dhe kufij, tanimë mund të jemi më të qetë. Shihet qartë që nuk kemi më rrezik të ndarjes”, tha Haradinaj.

Shefi i ekzekutivit këto komente i bëri pas homazheve në varrezat e heronjve Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj, njofton Klan Kosova.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *