Edhe kjo ndodhë : Qytetarët këndojnë dovë për të marrë vizën e Zvicrës

Shumë qytetarë e kanë ëndërr të marrin një vizë për ta parë Europën. Radhë të gjata krijohen çdo ditë para ambasadave të shteteve të BE-së në Prishtinë. Madje pritjet para dyerve të ambasadave u kushtojnë qytetarëve me orë të tëra, por si duket qytetarët kanë filluar të gjejnë mënyra me anë të lutjeve.

Pritjet e tmerrshme që po i sheh e gjithë bota për viza turistike, pune etj, kanë bërë që qytetarët të krijojnë dovë për viza, duke i kërkuar ato në Googel.

Qytetarët e shtetit më të izoluar në rajon, këndojnë dovë të posaqme për t’iu aprovuar viza e Zvicrës. E politikanët duhet ta shohin këtë para se të festojnë për liberalizim, siç ka ndodhur disa herë në institucionet e Republikës së Kosovës. Për këtë punë njeherë është hapur edhe shampanjë.

Kosova ende nuk ka liberalizimin e vizave edhe pse për to flitet shumë kohë më parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *