Dështon policia dhe inspektorati në Lipjan në gjobitjen e shofereve të autobusëve të pandërgjegjshëm!


Lipjan, 24 prill 2019: Në rrugët më të frekuentuara në qytetin e Lipjanit, shoferet e pandërgjegjshëm të autobusëve të kompanive lokale i ndalin autobusët vend e pavend, edhe pse rrugët në Lipjan  janë të pajisura me shenjat vertikale të mos ndalesës dhe mos parkingut në këto rrugë.

Një gjë me shpeshtë po ndodhë dhe që po i pengon qarkullimin e rregullt të komunikacionit, është kthesa tek supermarketi “KAM”, që lidh rrugën “Shqipëria” me Rrugën “Skënderbeu. Edhe pse inspektorati Komunal ka vendosur shenjat e mos ndalesës , mos parkingut edhe ka vendosur pengesa te metalta për mos parking në anën e djathtë, disa autobus të disa kompanive lokale i ndalin autobusët në mes rrugës duke qëndruar me minuta të tëra. Kjo është një papërgjegjësi e madhe nga ana e tyre me këto veprime, ata me vetëdije të plotë janë duke penguar qarkullimin e komunikacionit dhe duke shkaktuar rrezikshmëri të lartë për ndonjë aksident.

Stacioni Policor në Lipjan dhe Inspektorati komunal duhet që të monitorojnë gjendjen dhe të shqiptojnë sanksioni për shoferët të pandërgjegjshëm për mos respektim të rregullave në komunikacion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *