Barcelona ka vazhduar me fitore në La Liga

Barcelona ka vazhduar me fitore në La Liga.

Barcelona e ka mposhtur Real Betisin në javën e 28-të me rezultat, 1:4.

Leo Messi ishte tejet i disponuar për lojë, duke arritur që të realizonte het-trik (18’, 45’+2 dhe 85’), raporton lajmi.net.

Luis Suarez arriti të futej në listën e golashënuesve, duke realizuar në minutën e 63’-të.

Real Betis arriti ta shënonte golin e nderit, duke shënuar me anë të Loren (82’)

Pas kësaj xhiroje, Barcelona vazhdon të jetë lider me 66 pikë, dhjetë më shumë se Atletico Madrid në vendin e dytë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *