Pamje shokuese nga tragjedia në Gjilan!(foto/video)

Prej 27 të lënduarve nga aksidenti i rëndë në Gjilan, 3 prej tyre janë në gjendje më të rëndë.

Nysret Hajrullahu, drejtor i spitalit të Gjilanit, tha se ka qenë aksident me përmasa më të mëdha.

“I kemi ofruar ndihmën e menjëhershme. Kanë pasur lëndime në organe të ndryshme. Deri tani 27 të lënduar kanë kërkuar ndihmë mjekësore, 3 prej tyre kanë marrë lëndime më të rënda dhe janë duke u trajtuar në QKUK. 8 janë hospitalizuar po ashtu tek ne dhe janë në gjendje më stabile. Kanë lëndime të ndryshme në kokë, bark, gjoks e vende tjera”, tha Hajrullahu në një lidhje direkte me KTV-në.

Ai gjithashtu tha se asnjëri prej tyre nuk do të lirohen sonte për në shtëpi derisa të marrin përfundimisht të gjitha trajtimet e nevojshme.

Shoferi i kamionit dhe një bashkudhëtar janë arrestuar për aksidentin e sotëm në Gjilan, shoferi i kamionit dhe bashkudhëtari, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai ka thënë se me urgjencë njësitet policore kishin dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet, raporton KTV.

“Dyshohet se një kamion transportues, vozitësi i tij për shkaqe teknike është futur në drejtim të qendrës ku në mënyrë zinxhirore ka goditur një këmbësor, 10 vetura dhe një traktor. Policia i ka arrestuar 2 persona”, ka thënë ai.

Gani Dërmaku, dëshmitar i aksidentit të sotëm në Gjilan, ka rrëfyer momentet e aksidentit të mesditës të së enjtes.

Një kamion ka goditur disa vetura në një aksident zinxhiror duke shkaktuar vdekjen e një personi e duke lënduar më shumë se 15 të tjerë.

“Isha duke ardhur rrugës rreth orës 14:10 duke kaluar rrugën te rrethi. Kemi dëgjuar disa zhurma. U habitem se ndonjë tërmet apo diçka. Kemi pa kamionin me tabela 01. Ishte stërmbushur me ujë. Sipas gjasave kishte humbur frenat dhe nuk ka mundur të ndalej. Kamioni ishte nga rruga e Ferizajt duke u lëshuar poshtë kishte humbur kontrollin. Një qytetar duke kaluar rrugën e ka goditur dhe ka ndërruar jetë në atë vend. Nëse e ka goditur pemën qëllimisht ka qenë veprim i mirë për të ngadalësuar shpejtësinë”, ka thënë ky dëshmitar për KTV-në.

LIVE AKSIDENTI GJILAN

Posted by Gjithçka Nga Gjilani on Thursday, March 7, 2019

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *