Dita e 14-të e greves të punëtorëve shëndetësor!

Premtimi i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli se Ligji për Paga dhe buxheti për vitin 2019 do të kalojnë në pako në fillim të janarit gjë që do ua mundësonte rritjen e pagave për punëtorët shëndetësor, është i papranueshëm për kirurgët e QKUK-së.

Pavarësisht se një gjë të tillë Veseli e ka thënë dje në një takim me Federatën Sindikale të Shëndetësisë, përfaqësuesit e kirurgëve, grevistë, kanë thënë se ata nuk i përfaqëson kjo Federatë.

Arbër Morina, kirurg abdominal që është pjesë e këshillit grevist ka thënë se kërkesa e tyre është vetëm një dhe se nuk u besojnë premtimeve të politikanëve.

“Kërkesa jonë është vetëm një. Paga të njëjta me prokuroret dhe gjyqtarët. Përderisa qeveritarët gjejnë forma të ua rrisin vetës rrogat e edhe gjyqtarëve e prokurorëve atëherë le të gjejnë një formulë edhe për ne”, ka thënë Morina, raporton Koha Ditore.

Edhe nëse Ligji për Paga kalon në janar, koeficienti i pagës se mjekëve është shumë me i ultë se i prokurorëve dhe gjyqtarëve. Morina ka thënë se në grevë janë të gjitha klinikat e Kirurgjisë ndërsa ditëve në vijim priten tu bashkohen klinika e spitale të tjera publike.

Kujtojmë se sot është dita e 14 e kësaj greve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *