Rita Ora heq edhe të brendshmet në foton e fundit, “ua lë pikë” fansave

Nuk është hera e parë që Rita Ora pozon pa asnjë rrobë në trup.

Ani pse nuk është hera e parë që Rita Ora pozon lakuriq, çdo herë që e bën merr vëmendje maksimale.

Pas një nate tejet të ngarkuar, e cila iu shpërblye edhe me çmim mbrëmë nga ‘Video Music Awards’, ajo e ka realizuar një foto ku shihet komplet e zhveshur para pasqyrës.

‘’Kam nevojë për gjumë. Natën’’, ka shkruar pranë fotos këngëtarja shqiptare me famë të madhe në botë, Rita Ora.

Kujtojmë se çmimin që mori mbrëmë pas një performance të zjarrtë Rita ia ka dedikuar mikut të ndjerë Avicii.

“Shikoni çfarë arriti sot… Vma e imja për videon më të mirë të vallëzimit për këngën “Lonely Together”. Faleminderit të gjithë në mtv dhe ata që ishin të përfshirë në këtë video dhe për këngën padyshim edhe për shokun tonë të talentuar Avicii. Kjo është për ty”, kishte shkruar ndër të tjera Rita pranë një fotografie tjetër në Instagram.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *