Vatikani tronditet nga një tjetër skandal, ja çfarë ka ndodhur

Pas skandaleve seksuale që kanë buruar gjithmonë nga shteti i Vatikanit, një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur Selinë e Shenjtë. Këtë herë nuk ka të bëj me abuzimet seksuale të priftërinjve, por me një skemë mashtrimi ekonomik.

Zyra e shtypit e Vatikanit, nëpërmjet një komunikimi ka njoftuar se Papa Francesku ka nisur një hetim ekonomiko-administrativ ndaj korit kishtar të Capella Sistina në pallatin Apostolik.

Nën hetim janë vënë drejtori administrativ dhe përgjegjësi i këtij kori kishtar, me akuzat e riciklimit të paligjshëm të parave si dhe mashtrim në dëm të shtetit të Vatikanit.

Nga akuzat rezulton se dy personat e dyshuar të kenë transferuar në llogari të tjera bankare në territorin italian, shuma të mëdha parash që janë mbledhur nga koncertet e korit, duke i përdorur këto të ardhurat për shpenzime personale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *