Urimi i Kryetarit të Komunës së Lipjanit, Z. Ahmeti për festat e fund vitit!

Të dashur qytetarë,

Duke ju uruar festën e vitit të ri 2018, ju shpreh konsideratën dhe respektin tim pafundësisht gjithë qytetarëve lipjanas për kontributet dhe angazhimet e përbashkëta në të gjitha proceset që kemi kaluar së bashku.

Padyshim viti që po e lëmë pas, ishte vit i sukseseve por edhe vit i nderimit dhe konfirmimit të besimit për të vazhduar bashkë me përgjegjësi të menaxhojmë mundësi të reja për zhvillime edhe më të avancuara në dobi të progresit të vendit tonë, komunës tonë.

Qytetarë të nderuar,

Viti që lam pas është i shenjuar si vit i suksesit dhe vit i besimit të ndërsjelltë, është vit i zotimeve të përbashkëta për punë dhe progres.
Urime ndërrimi i moteve, paçi shëndetin, harmoninë, e suksese.

Gëzuar 2018.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *