Ndarja e çmimeve të fund vitit nga organizata YAHR

Lipjan, 25 Dhjetor 2017: Organizata Joqeveritare Youth Association for Human Rights, për çdo fund vit, që nga viti 2011 ka ndarë çmime për institucione dhe persona të ndryshëm që kanë kontribuar nëpër mes mekanizmave institucional dhe jo institucional në konsolidimin e demokracisë përmes pjesëmarrjes aktive në Komunën e Lipjanit.

Çmimi për deputetin me aktiv në Kuvendin Komunal të Lipjanit për vitin 2017 i jepet Florent Hoxha. Ky çmim është ndarë duke u bazuar në fletë-notimet e bëra nga monitoruesit e organizatës YAHR për vitin 2017.

Çmimi për deputeten me aktive të Kuvendit Komunal të Lipjanit për vitin 2017 i jepet, Linda Shahinit. Ky çmim është ndarë duke u bazuar në ngritjen e çështjeve të ndryshme gjatë vitit 2017 në interes të fuqizimit të gjinisë femërore në Komunën e Lipjanit.

Çmimi për performancë më të mirë në ekzekutiv të Komunës së Lipjanit, i ndahet ish Drejtorit për Buxhet dhe Financa, Shkelzen Hajdini.   Ky çmim është ndarë duke u bazuar në performancën e mirë në arkëtimin e të hyrave vetanake në buxhetin komunal për vitin 2017.

Agim Ademi-t korrespodent të gazetës Koha Ditore i ndahet çmimi si gazetari më aktiv për vitin 2017. Ky çmim është ndarë duke u bazuar në numrin e madh të trajtimeve të problemeve dhe çështjeve të qytetarëve në gazetën Koha Ditore gjatë vitit 2017.

No comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *