PDK e Lipjanit e pakënaqur me Projekt-buxhetin e vitit 2018-2020 (Video)

Komuna e Lipjanit ka miratuar sot Projektligjin për Buxhetin e vitit 2018-2020. Buxheti Komunës së Lipjanit për dy vitet e ardhëshme u tha se do të jetë 15 milionë e 316 mijë e 172 euro, njofton Ulpianapress.

Në anën tjetër, pakënaqësi më ndarjen e buxhetit ka në mesin e zyrtarëve të PDK-së, ku në një konferenc për media shefi i grupit parlamentarë të PDK-së, Lulzim Rrustemi shprehet se grupi i anëtarëve të PDK-së është kundër aprovimit të buxhetit për arsyje se të shumëta që ka ky buxhet.

‘’ Grupi i anëtarëve të PDK-së është kundër aporvimit të ketij buxheti për arsyje se ka mangësi të shumta, ka shkelje ligjore dukeqenë shumë I cunguar është i njëanshëm dhe si i tillë mbetet i pa pranushëm për grupin parlamentar të PDK-së’’

Sipas tyre, Buxheti po tregon anshmëri të theksuar dhe kjo është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet.

‘’Ky buxhet nuk i specifikon sakt projetet të cilat janë të parapara se si do të shtrohen rrugët, rrugicat, lumenjët, trotuarët të cilat nuk kanë specifikim të caktuar dhe kompetec për aprovimin e këtij buxheti e ka kuvendi dhe asesi kjo kompetenc nuk i delegohet kryetarit të Komunës dhe egzekutivit të Komunës, prandaj si i till për ne është i pa pranushëm ’’ është shprehur Rrustemi

 

No comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *