Vazhdojnë dorëheqjet në AKR-Lipjan!

Sot, në një postim në rrjetin social facebook Blerim Gashi në postin e dytë të degës së AKR-së në Lipjan ka njoftuar opinion publik për dorëheqjen e tij nga struturat e partisë. Po ashtu, Gashi në tri legjislaturat e kaluara ishte edhe asamblistë i AKR-së në Kuvendin Komunal në Lipjan.

Ku në njoftim thuhet:

Miq të dashur,

Ju njoftoj se që nga sot rrugëtimit tim politik 11 vjeçar në AKR i erdhi fundi. Faktorët për një vendim të këtillë janë të shumtë dhe domethënës.
Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen e vazhdueshme gjatë këtyre viteve. Gjithashtu falënderoj presidentin Pacolli për bashkëpunimin e deritanishëm dhe i uroj suksese të mëtutjeshme.
Unë do të vazhdoj punën e pakursyer për qytetarët dhe për të ardhmen e qytetit tonë. Shihemi së shpejti!

No comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *