Ronaldo është dënuar pesë ndeshje.

Cristiano Ronaldo është dënuar me 5 ndeshje mos lojë, 1 për kartonin e kuq dhe 4 për shtyrjen që e bëri ndaj gjyqtarit, shkruan Gazeta Express.

Katër herë fituesi i “Topit të Artë”, u ndëshkua me të kuq në ndeshje ndaj Barcelonës, pak minuta pasi shënoi golin e epërsisë. Sikurse nuk i mjaftoi ky ndëshkim portugezit që i nervozuar shtyri gjyqtarin.

“Pika e parë, Lojtari suspendohet me një ndeshje pas ndëshkimit me dy kartonë të verdhë, një kur zhveshi fanellën dhe një për simulim dhe gjobitet me 800 euro, klubi 350”.

“Pika e dytë, Ronaldo është suspenduar edhe për katër ndeshje tjera për shkeljen e artikullit 96 të kodit disiplinor dhe do të gjobitet me 3005 euro, derisa klubi 1400”, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit Spanjoll. /Gazeta Express/

No comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *