Granit Duriqi nga Ulpianapress iu përgjigjet shkrimit të Selatin Retkocerit

E lexova në një status të kryetarit të Vetëvendosjes Selatin Retkoceri, ku si pjesë e aderimeve në LDK, paska përmendur edhe emrin tim.Nuk u habita prej rrenës së plasuar, se prej njerëzve si Selatini, diçka normale nuk pritet, mirëpo edhe pse me shumë përtesë, për hir të vërtetës karshi opinionit, po e marr mundin për diçka që nuk ka gjë më të kotë për një medium, se sa qoftë me i hedhë edhe tri shkronja, për një person që karrierën e tij politike, nis e sos, provon ta ndërtojë mbi rrenën
Selatin, për ty ka për tu folur shumë, kemi për t’i numëru shumë gabime në hapa. Kemi për ti shtruar pyetje shumë, rreth shumë enigmave. Por këto po i shtyejmë për dikur rreth tetorit.

Selatin, përpara se të ankohesh se të kishte humbur ose po të humb hapësira në Ulpianapress, shfleto pak, mos dil para opinionit i palexueshëm.

Në Ulpianapress gjithmonë janë përcjell aktivitetet e juaja, kurse në rubrikën opoinione marrin pjesë vazhdimisht:
Adnan Rrustemi, Albert Mustafa, Labëri Nishori, Berat Reçica, Rabit Konjufca madje edhe vetë ti Selatin Retkoceri, të gjithë aktivistë të Vetëvendosjes. Nëse ti nuk i ke pa këto i shpalosim ne sërish nëse është nevoja.

Selatin, a mundesh mi tregu opinionit ndoshta edhe bashkëpartiakëve tuaj, se me gjasë janë shumë që nuk e dinë , kur e keni pas takimin me Imri Ahemtin dhe në çfarë ujdie keni ra. A ka qenë ujdia për 4 drejtori dhe postin e nenkryetarit? Ndërkohë që para opinionit  si një demogog që je, shtiresh sikur e godet qeverisjen e Ahmetit,e në realitet je nënshtrues deri në kërrusje para tij. Zaten edhe dallimi në dijen politike mes teje dhe Ahmetit, nuk të mundëson pozicion më të mirë.

Selatin, sa për ndeshrshmërinë tande në të cilën thirresh, e që është në shpërputhje drastike me përmasat e trupit të gjatë që e ke, na trego kur dhe ku e ke punësuar bashkëshorten tënde si inkasante në Ndërmarrjen “Pastrimi” në Lipjan. Çfarë ndikimi ke përdorur prej pozicionit sa ishe drejtor financiar në Kompaninë e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” dhe qysh erdhi punësimi i kollajt i saj, kur pjesa tjetër e popullatës vuajnë aq shumë për një vend pune?

Selatin, na trego kur paskam aderuar në LDK, se askush nga redaksia nuk e ka këtë lajm, e as nga subjektet politike. Vetëm ti e paske. Na thuaj kur dhe ku ka ndodhur aderimi. Apo sërish provove ta mashtrosh opinionin. Vetëm një rrenc me zanat, ose dikush i krisur nga mendja, mund ta plasojë një të pavërtetë kësisoji. Edhe shkruhet Duriqi e jo Durici, qysh e ke shkruar ti. Po nuk është dert se edhe ashtu je i manget me shqipen?

Selatin, kur flet për blerje të një mediumi nga dikush duhet me pas fakte. Por ti si rëndom, rrenat i ke fakte.

Selatin ti ke reagu pas gati tri jave që tu ka botuar shkrimi pikërisht në gazetën Ulpianapress, ndaj të cilës ankohesh se nuk ke hapësirë . A thua të duhen 3 javë për një reagim ty përkundër aftësive që i mendon se i ke, e me të cilat pretendon për pozicione të larta?

Herën tjetër konsultohu me bashkëpartiakët e tu ne VV kur reagon, sepse ke dalë qesharak. Ke aty njerëz shumë më të të mençëm se ti, qe dinë të udhëzojnë .

Selatin, ti nuk mundesh me i ikë përgjegjësisë për të kaluarën. Transferi yt nga PDK në VV nuk të amniston, sepse edhe ti je përgjegjës për qeverisjen e PDK-së dhe votën tënde në KK, sepse ishte aktiv në struktura të larta të PDK-së .

Selatin, për hir të paanësisë editotiale të gazetës, hapësirat për aktivitetin e subjektit që ti e drejton do të jenë gjithmonë të hapura, ashtu sikurse kanë qenë derit tani, ndërsa për shpifësa si ti, që bazë të kulturës e kanë rrenën, janë të mbyllura me shtatë palë dryna.Njerëzit si ti, pos injorimit total, nuk mertiojnë as vëmendjen më të vogël. Jeto i lumtur në mjerimin tand intelektual.

No comment

  1. Seriously lots of awesome information!
    http://cialismsnrx.com/
    valor do cialis 5 mg cialis online О±ОіОїПЃО± cialis О±ПЂОї ОµО»О»О±ОґО± ОјОµ О±ОЅП„О№ОєО±П„О±ОІОїО»О· buy cialis online
    opiniones comprar cialis generico
    cumpara cialis online
    does cialis cause low blood pressure
    viagra levitra e cialis qual o melhor
    cialis uso diario efeitos colaterais
    cialis e cardiopatici

    Your comment is awaiting moderation.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *